​Kurti: Në vendimet ekzekutive nuk ke opsione ideale! Më shqetësuese është milicia fashiste në veri

01/06/2023 21:23

Më shqetësuese se sanksionet e mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja ushtarake “Europe Defender 2023”, sipas kryeministrit Albin Kurti është “milicia fashiste në veri”.

“Është shqetësuese (çështja e sanksioneve), është brengosëse, por më shqetësuese dhe më brengosëse janë milicia fashiste në veri. Shpeshherë në politikat qeveritare, në vendimet ekzekutive nuk ke opsione ideale, e shpeshherë as optimale. Pra, vendimet, opsionet ideale janë luks e nganjëherë madje edhe optimale”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se beson që ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme duke u arsyetuar se aleatët janë dëgjuar kur është vendosur për t’i shtyrë zgjedhjet e madje edhe për çështjen e betimit të kryetarëve, ka thënë Kurti në KTV.

“Mirëpo, vend të punës tjetër nuk mund të ketë”, ka thënë ai.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës me ndihmën e Policisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA