Kryeministri Edi Rama i shoqëroi me batuta kritikat e tij për vonesën e Bashkimit Europian në procesin e integrimit të vendeve aspiruese të Ballkanit Perëndimor .

Në fjalën e tij gjatë samitit në Bratisllavë, Rama e cilësoi si “paradhomë depresioni, dhe jo integrimi”, referuar sipas tij zvarritjes së gjatë të këtij procesi.

Po, por pikë së pari nuk është realiste. Së dyti, është paradhoma e depresionit. Nuk është paradhoma e integrimit, është paradhoma e depresionit sepse ne e dimë si shkon. Në Selanik, Dimitari kishte të gjithë flokët, aty u tha që do të ishin në Bashkimin Europian, përpara se unë të humbisja flokët e mi. Ja ku jemi. Jemi këtu dy burra pa flokë sepse ne besuam në këto gjëra. Çfarë kemi nevojë është që të jemi realistë, të jemi të vërtetë, të jemi të hapur dhe të jemi të drejtpërdrejtë. Kur e them këtë, mendoj sa të drejtpërdrejtë mund të jenë holandezët kur kanë zgjedhje dhe kur duan që të presësh derisa të përfundojnë zgjedhjet e tyre. Ja që kështu është. Na duhet të përballemi me realitetin, ndërkohë që Komuniteti Politik Europian është i jashtëzakonshëm. Thjesht i jashtëzakonshëm!”-tha Rama gjatë fjalës së tij.

Top Channel