Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre teksa disa ndërtesa janë shkatërruar nga flakët në provincën ishullore kanadeze.
Zjarre të rralla, të papritura e “shumë agresive” kanë përfshirë provincën lindore kanadeze të Nova Scotia duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpie tyre teksa zyrtarët kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Në fundjavë banorët e Maritime postonin video të tymit gjigant që arrinte në Halifax teksa flakët vërshonin mes zonave urbane.
“Zjarrfikësit po punojnë në kushte shumë të rrezikshme,” tha kreu i zjarrfikësave të Halifax, David Meldrum, duke shtuar se zjarret në Tantallon “vijojnë dhe nuk janë ende nën kontroll”, ndërsa 14,000 njerëzve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Zjarret e forta u zmadhuan shumë shpejt, aq sa dhamë alarmin maksimal ” Meldrum, duke shtuar se nuk dihej ende sa struktura ishin shkatërruar prej tyre.
Në fundjavë një tjeter vatër zjarri në Yarmouth “nuk ishte arritur të vihej nën kontroll”, duke u zgjeruar në 6,270 hektarë sipas autoriteteve, ndërsa avionë dhe pajisje zjarrfikëse kishin ardhur nga zonat fqinje të New Brunswick.
Kushte të tilla moti ishin parë deri tani në perëndim të Kanadasë por jo ne lindje, teksa një zjarr madhor në Nova Scotia ishte parë herën e fundit vetëm në 1976.
Meldrum tha se objektivi kryesor i zjarrfikësve ishte mbrojtja e ndërtesave, ndërsa shkaqet e zjarreve mbeten mister.
“Ka shumë punë për të bërë kësaj jave, rezidentët duhet të jenë gati të qëndrojnë jashtë shtëpive për disa ditë të paktën”, tha ai.
Top Channel