Pronari vret çiftin e fejuar të qiraxhinjve, para se të qëllohej për vdekje nga policia në Kanada (fotot)

31/05/2023 21:31

Në një tragjedi të rëndë nga Kanadaja, një pronar shtëpie ka vrarë brutalisht një çift të rinjsh të fejuar që jetonin në ndërtesën e tij pas një debati për strehimin në fundjavë, para se dhe ai të qëllohej për vdekje nga policia.

57-vjeçari i paemëruar ka qëlluar për vdekje Carissa MacDonald e Aaron Stone jashtë një shtëpie në periferi të Ontario, mbrëmjen e të shtunës, njoftonte sot policia në Hamilton.

27 vjeçarja MacDonald, e 28 vjeçari Stone, u gjetën të vdekur nga oficerët që erdhën në vendngjarje rreth orës 18.00 të shtunën.

Dyshja raportohet se po largoheshin nga rezidenca e tyre për të shpëtuar nga kërcënimet e të zotit, kur ishin qëlluar për vdekje, tha më vonë zëdhënësi i policisë së Hamilton, Steve Berezuik, sipas rrjetit CBC News.

“Ata janë viktima të pafajshme. Ky është një incident tragjik,” shtoi ai

Pronari i shtëpisë, emri i të cilit çuditërisht nuk është bërë publik nga autoritetet, ishte mbyllur në shtëpinë e tij kur erdhi policia me disa armë që mbante me leje në emër të tij.

Negocjatorët e policisë u përpoqën për disa orë ta bindnin të dorëzohej paqësisht por pa sukses.

“Ne shpenzuam shumë kohë në telefon duke tentuar të negocionim një zgjidhje paqësore me burrin e dyshuar”, tha Bereziuk për mediat vendase.

Por ai kishtenisur të qëllonte ndaj mjeteve të policisë rreth orës 22.00, dhe oficerët kthyen zjarrin duke e goditur.

Hetuesit e Ontario po ekzaminojnë ngjarjen dhe motivet e mundshme të tragjedisë.

Çifti i ri ishin të fejuar dhe do të martoheshin së shpejti, raportonte rrjeti CBC News.

MacDonald ishte asistente mësimore ndërsa Stone ishte elektricist, sipas raportimeve të mediave.

Detajet për arsyet që çuan te tragjedia janë të pakta por Bereziuk tha se nje debat mes pronarit e qiraxhiut ishte thelbi i mosmarrëveshjes.

“Sipas sinjalizimeve të para duket se kishte një lloj debati për gjendjen e shtëpisë, në këtë kohë nuk mund të hyjmë në specifika të tjera”, tha rreshteri i policisë teksa hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/3
57-vjeçari i paemëruar ka qëlluar për vdekje Carissa MacDonald e Aaron Stone jashtë një shtëpie në periferi të Ontario, mbrëmjen e të shtunës

Top Channel