Pankarta të opozitës në Afrikën e Jugut kërkojnë arrestimin e Putin nga presidenti i vendit (fotot)

31/05/2023 19:20

Pankarta dixhitale në një autostradë në Afrikën e Jugut i kërkonin sot presidentit të vendit Cyril Ramaphosa të “arrestojë” Vladimir Putin.

Pretoria është një aleat i Rusisë por po përballet me presion nga Perëndimi para samitit të pritur të aleancës ekonomike BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina e Afrika e Jugut) që do të mbahet në Johannesburg.

Thirrja për arrestimin e liderit rus është paguar nga grupi ndërkombëtar i reklamave Avaaz dhe vjen pas lëshimit të një urdhri arresti nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.

Partia kryesore opozitare afrikano-jugore në vend tha se po vepron ligjërisht për të detyruar qeverinë të zbatojë urdhrin e arrestimit të Vladimir Putin, nëse ai vjen për të marrë pjesë në samitin e Johanesburg.

“Ky është një veprim para-gjyqësor që Afrika e Jugut të zbatojë detyrimet e saj”, tha zyrtari opozitar Glynnis Breytenbach në një deklaratë.

Afrika e Jugut është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë por ka lidhje të ngushta me Moksën, dhe nuk është shprehur ende si do të veprojë për çështjen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov nuk pranonte të konfirmonte sot nëse Putin do të udhëtojë drejt Afrikës së Jugut për samitin.

“Rusia do të përfaqësohet siç i takon në samit,” tha Peskov, duke shtuar se Moska pret që partnerët e saj në BRICS “të mos udhëhiqen nga vendime të jashtëligjshme” siç është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare.

Kesaj jave autoritetet në Pretoria kanë dhënë imunitet diplomatik të gjithë zyrtarëve vizitues në samitin e gushtit, mes të cilëve përfshihet dhe Putin.

Opozita tha se dhënia e imunitetit të vizitorit nuk dihet të shkelë urdhra të enteve ndërkombëtare, por qeveria tha se është një procedurë standarde për konferenca ndërkombëtare.

FOTO GALERI
1/6
Pankarta dixhitale në një autostradë në Afrikën e Jugut i kërkonin sot presidentit të vendit Cyril Ramaphosa të “arrestojë” Vladimir Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA