
25/02 20:00
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot drejt Norvegjisë, ku do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s,
Ky takim do të mbahet më datat 31 maj-1 qershor 2023, në Oslo.
Në fokusin kryesor të diskutimeve të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s do jetë përgatitja e tematikave të cilat do të trajtohen nga Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve të NATO-s në takimin e tyre i cili do të mbahet më 11-12 korrik 2023, në Vilnius, Lituani.
Top Channel