Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, ka vizituar KFOR-in ku është takuar me komandantin Angelo Michele Ristuccia.

Ata kanë diskutuar për dislokimin e 700 trupave shtresë në Kosovë si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë.

Kështu ka bërë të ditur Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

“Diskutimet e tyre përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO, për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë, që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se nevojiten trupa shtesë”, shkruan në Twitter, Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Të mërkurën është bërë e ditur se NATO ka dislokuar 700 forca shtesë në Kosovë, si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, ku protestuesit lanë të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it.

NATO ka bërë të ditur se ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim. Protestuesit serb po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA