I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëtojë për në Kishinjev të Moldavisë, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë, Lajçak do të qëndrojë edhe në Prishtinë e Beograd, në ditët në vazhdim.

Të hënën në Kishinjev mbahet samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian, i cili është lansuar në tetor të vitit 2022 në Pragë, me iniciativë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në samit do të marrë pjesë edhe Vuçiçi, ndërsa Lajçaku do të shkojë atje vetëm për të biseduar me të për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Top Channel