Kthejini fëmijët në Ukrainë! Hapet qendra për të drejtat, Zelensky: Rikthim në shtëpi

31/05/2023 17:30

Tashmë Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Ukrainë, ka ndërmarrë projektin “Kthejini fëmijët”, i cila do të bëjë të mundur rikthimin e vogëlushëve të rrëmbyer gjatë luftës nga rusët.

Pjesë e nisjes së këtij projekti ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ku theksoi se është detyrë kthimi i fëmijëve që u dërguan me forcë nga Ukraina në Rusi, si dhe të ndihmojë fëmijët që janë bërë viktima të krimeve apo dëshmitarë të tyre.

“Ne duam t’i sjellim të gjithë të gjithë. Mesazhi kryesor është në emër të projektit është kthimi I fëmijëve. Unë dua që fëmijët të kthehen ndërsa janë ende fëmijë”, tha Zelensky.

Ndër të tjera lideri ukrainas tregoi se tashmë në shtëpitë e tyre janë rikthyer 300 fëmijë, teksa tregoi se puna vijon ende.

“Ka njëfarë pozitiviteti në numrat të fëmijëve që janë kthyer, në kontrast me numrin e fëmijëve që janë rrëmbyer apo marrë. Mund të mos jetë e përshtatshme tani për të krahasuar, por hapat e parë po ndërmerren. Më shumë se 300 fëmijë janë kthyer në Ukrainë”, shtoi më tej ai.

Tashmë kthimi i fëmijëve ukrainas në shtëpitë e tyre është një nga synimet kryesore të vendit, i cili prej më shumë se një viti po përballet me sulme të vazhdueshme.

Rusia është akuzuar vazhdimisht për rrëmbimin e fëmijëve, pas futjes në territoret e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit të vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA