Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, u tha gazetarëve se në mesin e protestuesve serbë atje “nuk ka struktura të organizuara, nuk ka banda të organizuara kriminale, pjesëtarë të të ashtuquajturit grup Wagner, apo të rinj që siç thotë Prishtina, duan të djegin çdo gjë që nuk është serbe”.
“Këtu janë qytetarët e Komunës sonë të Zveçanit, vëllezërit nga Mitrovica e Veriut”, tha Milloviq, pas akuzave të autoriteteve të Kosovës se “strukturat e organizuara kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi zyrtar, janë përgjegjëse për trazirat në veri.
Ai tha se këto protesta nuk janë kundër KFOR-it dhe se i vjen keq për, siç tha, “konfliktin e imponuar” dhe “për atë që ndodhi”.
Milloviq tha se protesta po zhvillohet kundër “pushtimit brutal të objektit të Komunës së Zveçanit”.
“A e ka ditur KFOR-i? A ka ndihmuar? Ne po kërkojmë përgjigje për këtë. Kërkesat e vetme janë që njësitet speciale me tuba të gjatë të largohen dhe të largohen nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit”.
Sipas tij, kryetarët shqiptarë janë “të papranueshëm dhe jo të mirëpritur”./Rel
Top Channel