Në dëshminë e vetë, adoleshenti me emrin Qetsor ka thënë se konfliktin e kanë pasur dy vjet më parë me djemtë nga fshati Drizë.

Qetsori përshkruan të gjithë ngjarjen, përfshi edhe mënyrën se si ndodhi para syve të tij, krimi ku humbi jetën Fation Bici.

“Po rrinim të fusha e basketbollit pasi blemë akullore dhe aty erdhën 4 djem. Njëri prej tyre mbante thikë në dorë dhe kishte të veshura doreza gjysmë me gishtat jashtë. Fationi i ka thënë se pse e mban thikën ashtu. Fationi e pyeti nëse kishte vëlla më të madh se do e merrte në telefon dhe i kërkoi numrin e vëllait. Ai nuk ja dha. Fationi i tha që hiqe thikën dhe shkëmbyen fjalë me njëri-tjetrin. Fationi e goditi me grusht në fytyrë, ai hapi thikën dhe e qëlloi në gjoks Fationin. U afrua Marko për ti ndarë dhe ai e goditi edhe Markon me thikë në shpatull. Fationi është nisur me vrapë për nga dyqani ku blemë më parë akullore por është rrëzuar në tokë. Marko bërtiste me të madhe dhe kërkonte ambulancën. Aty ku u rrëzua Fationi u bë pellg me gjak…”– tha adoleshenti.

Një banor i lagjes ka dëgjuar thirrjet e fëmijëve për ndihmë dhe ka zbritur me shpejtësi shkallët e pallatit. Kur është afruar ka parë dy fëmijë të gjakosur dhe ka tentuar të marrë ambulancën në telefon.

Kur jam afruar aty fëmijët më kanë thënë o xhaxhi e kanë çarë me thikë disa çuna nga Dirza. U afrova por nuk e preka. Një fëmijë i mbante kokën personit të shtrirë në tokë. Fëmija që mbante kokën ishte i gjakosur në shpatull dhe qante dhe bërtiste për ndihmë. Në këtë kohë vjen ambulanca një rrugë sipër nesh. Unë e marrë në krahë fëmijën e shtrirë bashkë me atë që i bante kokën dhe nisemi drejtë ambulancës…”– tha Bici.

I mituri mbërriti në spital, por ishte tepër vonë. Për të nuk mund të bëhej më asgjë pasi ndërroi jetë…

Top Channel