“Sipas gjykimit tim, mëkatarët kryesorë, përgjegjësit për këtë nivel të dhunës dhe të krimit janë dy institucione të tronditura keq, familja dhe shkolla. Prindërit dhe mësuesit janë përqëndruar në mësimdhënie, por harrojnë që shkolla është institucion universal që nuk jep vetëm dije por krijon qytetarinë e së nesërmes”, u shpreh sociologu Gëzim Tushe.

Në shkurt të 2018 kryeministri Edi Rama do të lanconte për herë të parë nismën “oficerët e sigurisë në shkolla”. Brenda vitit u bë e mundur që në rreth 150 shkolla në të gjithë vendin të kishte oficerë të sigurisë në shkollat e mesme.

“Pothuajse të gjitha nuk kanë funksionuar, shkolla si institucion që nga mësuesit kujdestarë, që nga vetë mësuesit, shërbimi psikosocial për të cilin u tha se do të 2-4 fishohej, oficerë sigurie që nuk dinte të jepte shpjegim”, u shpreh eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.

Në fakt oficerët e sigurisë nuk kanë rolin e një polici të mirëfilltë. Ata nuk kanë të drejtë të kontrollojnë nxënësit që hyjnë për mësim në shkollë. Këta oficerë nëse shohin situata konflikti duhet të ndërhyjnë dhe të njoftojnë mësuesit, prindrit dhe punonjësit social të shkollës. Roli i tyre duket paksa “qesharak” sa i përket efektivitetit për të parandaluar dhunën në institucionet e arsimit. Megjithatë gjatë vitit 2022 u morr një vendim që trupa e oficerëve të sigurisë në shkolla të shtohej me 70 persona të tjerë. Këtë herë këta oficerë do të vendosen në ambientet e shkollave 9-vjeçare.

Shkolla jonë e humbi funksionin e shkollës qendër komunitare, më gjeni ku janë, janë ca që kam në lagjen time që kanë zinxhirë më të mëdhenj se të burgjeve dhe celësi është si burgjet e dikurshme. Burgjet janë modernizuar ndërsa shkollat jo. Shkolla është në kushtet kur drejtuesi i shkollës ka një hall të vetëm: mbani larg median. Roja i shkollës është si hekur aty, për median. Roja nuk e ka problem nëse në shkollë futet drogë, armë bashkë me mësuesit dhe nuk bëjmë kontroll fizik, e ka humbur rolin e vet sa kohë bëhet mësim 8-12, duhet 8-4 por askush nuk flet”, tha Mehmeti.

Top Channel