Për të tretën ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.

Në Zveçan protestuesit serbë kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë ndërsa në të treja komunat misioni i KFOR-it ka shtuar masat duke rrethuar zonën me tela me gjemba për të shmangur indicentet.

Sikurse duket në foto-galerinë e mëposhtëme nga REL, telat me gjemba janë të pranishme në tre komunat.

Situata është e qetë, ndërsa të pranishëm janë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA