Ekskluzive në Inside Story/ “I pe fotot e thikave dhe dorezave? Me ato do vijmë…”! Paralajmërimet e tragjedisë

31/05/2023 21:28

E gjithë kjo tragjedi, mund të ishte parandaluar nëse fëmijët do kishin treguar për demonstrimet e forcës që kishin paraprirë ngjarjen.

Një nxënës i klasës së 7-të nga qyteti i Gramshit ka dëshmuar se Orgito po përpiqej që ti niste mesazhe kërcënuese ose treguese force Qetsorit, djalit me të cilin kishte konflikt.

Pra, viktima nuk kishte asnjë lidhje me këtë sherr. Ai ndërhyri për të neutralizuar personin me thikë që të shmangte tragjedinë, por përfundoi viktimë.

“Në Tik-Tok në datën 15 maj rreth orës 15:00 më ka shkruar Orgito dhe më ka pyetur rreth Qetsorit. Më ka thënë se ka probleme me të dhe se do të zihem, nuk ma ka thënë arsyen. Ndërkohë që në Snapchat më dërgonte foto të dorezave të hekurit dhe thikash. Në një mesazh tjetër në Snapchat më tha a i pe fotot e dorezave dhe të thikave se me këto do të vij. Më pas unë i bëra bllok”, ka dëshmuar një tjetër adoleshent, pjesë e grupit të konfliktit.

Top Channel