Koreja e Veriut nuk e dërgoi dot sipas planit satelitin e saj të parë në hapësirë. Lidershipi i vendit komunist e pranoi se kishte ndodhur një aksident, dhe sateliti, i cili duhet te monitoronte aktivitetin ushtarake të SHBA-së, është rrëzuar në det.
Peniani shtoi se tani, do të tentojë një lëshim të dytë sa më shpejt që të jetë e mundur. Lëshimi i satelitit koreano-verior u bë shkas për një alarm të rremë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ndërsa në Japoni u dha një paralajmërim për banorët e Okinaëas, në jug.
Në Seul patim kaos e konfuzion këtë mëngjes, pasi njerëzit u zgjuan nga sirenat e sulmit ajror dhe një mesazh urgjence që i tregonte të përgatiteshin për evakuim – dhe vetëm 20 minuta më vonë u lajmëruan se ai ishte dërguar gabimisht. Më herët, në një deklaratë të bërë publike nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), Ri Pyong Chol, zëvendës kryetar i Komisionit Qendror Ushatarak të Partisë Punëtore në pushtet, denoncoi stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut duke i cilësuar si dëshmi të qarta “të ambicies së tyre të papërgjegjshme për agresion”.
Muajt e fundit, Uashingtoni dhe Seuli kanë kryer një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake, përfshirë dhe atë të javës së shkuar, e cila u cilësua si stërvitja më e madhe e përbashkët me municion të vërtetë, mbas pakësimit të numrit të stërvitjeve për shkak të kufizimeve të Covid-19 dhe shpresave lidhur me përpjekjet diplomatike me Korenë e Veriut.
Top Channel