Goce Sedloski nuk do të jetë trajner i Vllaznisë.
Klubi shkodran ka zyrtarizuar këtë të mërkurë ndërprejen e marrëveshjes me teknikun maqedonas, vetëm pak muaj pasi u afrua.
Ndonëse Vllaznia arriti që të siguronte një biletë për në kualifikueset e Conference League, paraqitjet e skuadrës ishin larg pritshmërive.
Në njoftimin e klubit veçohet se Seldoskit i ka përfunduar kontrata dhe nuk do të vijohet bashkëpunimi.
Sedloski u afrua tek Vllaznia në fillimin e muajit prill, duke zëvendësuar Mirel Josën. Në aventurën e tij tek kuqeblutë ai arriti 3 fitore në 11 ndeshje, barazoi 4 sfida dhe humbi 4.
Njoftimi i Vllaznisë:
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme! /Supersport
Top Channel