Protesta e sotme në Zveçan është përcjellë me tensione ku ka pasur provokime nga protestuesit në drejtim të KFOR-it.

Serbët me rroba nacionaliste, kanë ngritur 3 gishta lart dhe i kanë ofenduar ata. Protesta është shoqëruar edhe me muzikë nacionaliste serbe, ndërsa ka përfunduar rreth orës 16:00.

Ndërkohë që edhe gazetarët janë penguar gjatë raportimit të tyre, dhe janë dëmtuar disa automjete të mediave të cilave u janë thyer xhamat dhe shpuar gomat.

Gjatë ditës një automjet i Policisë, i cili ka provuar të qarkullojë nga stacioni i policisë në Zveçan, në drejtim të Mitrovicës, tek udhëkryqi është sulmuar me gurë dhe i janë thyer xhamat.

Pas këtij incidenti, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë provuar të negociojnë me përgjegjësin e ushtarëve të KFOR-it, duke i kërkuar që Policia e Kosovës të mos qarkullojë nëpër rrugët e Zveçanit dhe në vend të tyre të vendosen ekipet e KFOR-it.

Pas rreth 20 minuta negocim, përfaqësuesi i KFOR-it nuk ka mundur të garantojë një gjë të tillë, duke thënë se edhe policët kanë nevojë të lëvizin nganjëherë sipas planit të tyre operativ.

Top Channel