Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Macron i ka konfirmuar këto biseda në një fjalim të mbajtur në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë.

Takimet do të zhvillohen të ndara, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në kryeqytetin moldav, Kishinjev.

Për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, presidenti francez ia ka hedhur të gjithë përgjegjësinë autoriteteve në Prishtinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Moldavi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA