Një automjet i Policisë së Kosovës, duke qarkulluar nga stacioni i policisë në Zveçan, në drejtim të Mitrovicës është sulmuar me gurë dhe i janë thyer xhamat.

Pas këtij incidenti, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë provuar të negociojnë me përgjegjësin e ushtarëve të KFOR-it, duke i kërkuar që Policia e Kosovës të mos qarkullojë nëpër disa rrugë të Zveçanit dhe në vend të tyre të vendosen ekipet e KFOR-it.

“Arsyeja pse erdhëm tek ju tani është nëse keni forcë që ushtarët tuaj të jenë në këto kryqëzime që të mos ketë kontakt mes policisë dhe qytetarëve. Unë jam duke luftuar këtu gjithë ditën, qytetarët dhe të gjithë ne, për të ruajtur qetësinë këtu me çdo kusht, por nëse nuk i mbyllni këto rrugë këto kryqëzime, këtu do të kemi trazira nëse vijnë sërish njësitë speciale. Do të thotë shumë nëse do të bënit një plan taktik, taktik për të mbyllur këto kryqëzime që të mos kemi konflikte, prandaj ju thirrëm”, kanë thënë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Pas rreth 20 minuta negocim, përfaqësuesi i KFOR-it nuk ka mundur të garantojë një gjë të tillë, duke thënë se edhe policët kanë nevojë të lëvizin nganjëherë sipas planit të tyre operativ.

Megjithatë, ai ka premtuar që do të bëjë një analizë për këtë gjë, dhe do të kthejë përgjigje por pa përcaktuar afatin kohor se kur do të ndodh kjo.

 “Unë do të doja të bëja por është problem, sepse të hënën pata një problem që njësitë e mia u ndanë mes grupeve, kërkova disa herë të lëvizte masa për të pasur komunikim, lëvizjeje të lirë dhe midis të sigurt për njësive të Kfor-it që u ndanë në mes veti për t’u siguruar që unë mund të ecja drejt tyre. Unë supozoj se ju kujtohet se ne folëm për këtë disa herë dhe nuk arritëm në një marrëveshje dhe në asnjë moment nuk munda të shkoja lirshëm të ushtarët e mi të KFOR-it, përveçse të kaloja nëpër turmë”, ka thënë përfaqësuesi i KFOR-it.

“Ditën kur ndodhi ajo që ndodhi, nuk jam absolutisht dakord me ju. Qytetarët nuk kanë dashur të lejojnë policët e PK-së, pra policinë Ross, të hyj këtu, ju e kishit rrugën e lirë këtu dhe në asnjë moment asnjë nga ushtarët tuaj që ishin jashtë kësaj pjese, le të themi pjesa e rrethuar, as i kërcënuar e as i sulmuar. Dhe besoj se jeni këtu për të ruajtur paqen, dhe ne erdhëm për arsye për të ju lutur, sepse sipas rezolutës 1244, ju jeni të vetmit që ju lejohet të mbani tyta të gjatë në veri, e vetmja forcë e armatosur. Dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të parandaluar këto provokimes, po ju kërkoj me aq sa keni mundësi të kërkoni forca shtesë për të mbrojtur këtë pjesë këtu që të mos ketë provokime ju lutem”, kanë thënë nga Lista Serbe.

Protesta e sotme në Zveçan është përcjellë me tensione ku ka pasur provokime nga protestuesit drejtim të KFOR-it.

Ndërkohë që edhe gazetarët janë penguar gjatë raportimit të tyre, ndërsa janë dëmtuar disa automjete të mediave të cilave u janë thyer xhamat dhe shpuar gomat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA