Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë miratoi Programin e Aranzhimit për Gatishmëri për Kosovën, në shumën prej 100 milionë eurosh, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Bordi Ekzekutiv po ashtu miratoi edhe “Resilience and Sustainability Facility” në shumën prej 78 milionë eurosh gjë që bën Republikën e Kosovës shtetin e parë në Evropë që përfiton nga ky instrument. Këto mjete do të përdoren për investime në rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë së ripërtërishme.

“Gjatë diskutimit, drejtorët vlerësuan lart punën e qeverisë përgjatë viteve të fundit sa i përket adresimit të sfidave me të cilat vendi është përballur dhe arritjen e konsolidimit fiskal. Drejtorët në veçanti vlerësuan rezultatet në fushën fiskale, duke përfshi rritjen e të hyrave, zvogëlimin e informalitetit, dhe menaxhimin adekuat të buxhetit”, thuhet në njoftimin e ministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA