Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i ka thënë se avancimi i dialogut Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Lidhur me këtë ka njoftuar Presidenca turke, sipas së cilës, Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.
“President Erdogan bisedoi në telefon me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri Kurti i Kosovës e uruan Presidentin Erdogan për rizgjedhjen. Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Presidenti Erdoğan vuri në dukje se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut”, shkruhet në postim.
Sipas njoftimit, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë me atë që i takon në procesin e dialogut.
Top Channel