Kompania izraelite “Terror Alarm”, pretendon përmes një postimi në Twitter se grupi famëkeq paraushtarak rus Wagner është nisur drejt Kosovës, pas trazirave të këtyre ditëve në veriun e saj.

Mediat në Kosove thonë se kompania që nxori njoftimin është e njohur për paralajmërimin e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e një pjesë të tyre në kulmin e goditjeve të ISIS në Europë gjatë viteve  2014-2017.

“Terror Alarm” pretendon se e ka siguruar këtë informacion nga OpenSource Intelligence, e cila ka monitoruar kanalin e PMC Wagner në rrjetin Telegram.

Postimi i  “Terror Alarm” erdhi në vazhdën e përshkallëzimit të situatës në Zveçan, ku grupe serbe sulmuan policinë e Kosovës dhe trupat paqeruajtëse të KFOR-it, duke plagosur me dhjetëra pjesëtare të tyre. Wagner i themeluar nga krahu i djathtë i Putinit, Yevgeny Prigozhin, ka qenë mjaft aktiv në vende si Mali, Sudani dhe Republika e Afrikës Qendrore, por së fundi u përfshi edhe në luftën e Ukrainës.

Së fundi, ai u vendos në qendër të vëmendjes edhe për tentativat për rekrutim në Ballkanin Perëndimor, përmes lidhjeve me organizatat e krahut të djathtë që operojnë në këtë rajon. Kjo ngjalli në janar reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vendosën ndaj tij sanksione shtesë.

I përshkruar shpesh si një ushtri mercenare, Wagneri u krijua në 2014-tën, pikërisht në vitin kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA