Vrau për një birrë Rako Qorrin, Apeli rrëzon vendimin me burgim te përjetshëm. Dënon me 33 vite Sofokli Shanin

30/05/2023 13:16

Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Lushnjës për Sofokli Shanin i akuzuar për vrasjen e Rako Qorrit dhe plagosjen e djalit të tij Kejdi Qorrit, mesnatën e 4 qershorit të 2021 në fshatin Fier i Ri.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në vendimin e Gjykatës së Lushnjës që i dha dhe dënimin e përjetshëm, autori akuzohet për kryerjen e veprave penale të: “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vendimi i Gjykatës së Lushnjës:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Sofokli Shani, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal dhe në bazë kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  • Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodi Penal dhe dënimin me 6 (gjashte) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 te Kodi Penal dhe dënimin me 1 (një) vit e 6 (gashtë) muaj burgim.
  • Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne bashkim te dënimeve, i pandehuri Sofokli Shani dënohet me burgim të përjetshëm.
  • Vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më datë 03.06.2021, si dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
  • Ne zbatim te nenit 190 të Kodit te Procedurës Penale, arma e zjarrit e sekuestruar dhe arma e gjahut, si dhe fishekët të konfiskohen dhe të kalojë në administrim të Komisariatit Policisë Lushnjë, hanxhari te asgjësohet. Gëzhojat dhe predhat, skelet metalik armë zjarri te sekuestruara të asgjësohen. Bluza me ngjyrë blu sekuestruar Sofokli Shanit t’i kthehet.
  • Motoçikleta e sekuestruar tip “Lonxia” t8 kthehet pronarit te ligjshëm apo personave të Autorizuar prej ti. Pajisja DVR troi kthehet familjarëve te shtetasit Sofokli Shani.
  •  Kundër këtij vendimi lejohet ankim me Gjykatën ë Apelit Vlorë brenda 15 (Pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit te vendimit.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ka lindur në moment dhe nuk ka pasur debate në kohë të mëparshme. Autori i ngjarjes Sofokli Shani, mesnatën e 4 qershorit të 2021 ka shkuar në një lokal në fshatin Fier i Ri. dhe ka kërkuar të pijë një birrë, por pronari i lokalit, viktima Qorri, i ka thënë se do të duhej të mbyllnin lokalin për shkak të orës policore, pasi në atë kohë vendi ishte i mbyllur për shkak të pandemisë së Covid19. Por, autori Shani ka insistuar ç’ka më pas shkaktoi një konflikt fizik mes tyre. Shani ka marrë një karrige dhe ka qëlluar pronarin e lokalit, por në atë moment ka ndërhyrë djali i këtij të fundit. 57-vjeçari merr motorin e tij dhe largohet për në shtëpi, por disa minuta më pas rikthehet me një kallashnikov. Ai hyn nga hyrja e pasme e lokalit dhe qëllon Rako Qorrin duke e lënë të vdekur, ndërsa djali i tij i cili ishte pranë të atit mori plumba në këmbë.Armën e krimit Shani deklaroj se e kishte ruajtur që nga trazirat e vitit 1997.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA