U kapën në flagrancë duke marrë ryshfet, Prokuroria e Tiranës monitoron patrullën e ‘Shqiponjave’

30/05/2023 12:45

Prokuroria e Tiranës ka monitoruar patrullën e “Shqiponjave” me metoda speciale hetimi pasi u kapën në flagrancë duke marrë ryshfet.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka filluar hetimet më datë 10 maj pwr veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Janë mbikqyrur në ambiente publike dhe janë mbajtur raporte shërbimi të shoqëruara me metoda speciale të hetimit, për monitorimin e veprimtarisë së patrullave të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vende të caktuara ku edhe janë pikasur raste abuzimi me detyrën.

Nga kryerja e veprimeve, mw datw 28, njëri prej punonjësve të policisë të “Shqiponjave”, i kishte kërkuar dhe marrë agjentit të infiltruar, një sasi prej 100 euro në formën e ryshfetit, për t’i lejuar që të vazhdonin udhëtimin, pa u ndëshkuar dhe kontrolluar.

Gjatë ndërhyrjes së menjëhershme të Oficerëve të Policisë Gjyqësore, është realizuar kapja në flagrancë e dy punonjësve të policisë së “Shqiponjave”, A. Ç. dhe H. Xh.

Gjatë kontrollit fizik,  A.Ç., në momentin që hiqte jelekun e shërbimit me ngjyrë të kuqe, nga brendësia e tij ra në tokë kartemonedha EURO e prerjes 100.

Vazhdon puna për evidentimin dhe dokumentimin e plotë të rastit si dhe kapjen edhe të efektiveve të tjerë apo personave ndihmës, të përfshirë në aktivitete korruptive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA