Një seri produktesh të realitetit virtual po i shtohen këtë vit ofertës turistike të rajonit jugor të Shqipërisë dhe disa rajoneve në veri të Greqisë.

Virtual Land and Virtual Reality që erdhi si bashkëpunim i aktorëve të turizmit dhe akademisë në të dy anët e kufirit ka lançuar bibliotekën e parë online me objekte 3D ku profesionistët e turizmit por edhe persona me aftësi të kufizuara programimi do të jenë në gjendje të krijojnë historitë e tyre. Pajisjet u instaluan në një prej sallave të universitetit “Eqrem Çabej” dhe janë të aksesueshme për të gjithë.

“Ka dy produkte mjaft të veçanta që është një librari e realitetit virtual që rindërtohen nga pikëpamje kompjuterike dhe në formatin e metaversit, pra rrethim virual. Peisazhe të ndryshme të dy rajoneve të Gjirokastrës dhe Janinës”, tha koordinator i programit,

Dixhitalizimi i pasurive natyrore, objekteve të trashëgimisë kulturore apo shpirtërore është duke hedhur hapat e parë brenda këtij programi dhe sipas ekspertëve të fushës është një proces i vonuar. Ritmi i dixhitalizimit mund të kontribuojë në mbrojtjen dhe promovimin më të mirë të aseteve turistike lokale. Madje profesor Valerio Perna mendon se një qasje e tillë është më premtuese për të ardhmen e turizmit sa i përket përshtatjes dhe konkurrencës në një treg global.

“Këto vendet e vogla në Shqipëri kanë shumë pasuri , që janë pasuri kulturore, arkeologjike, historike dhe ko është një mënyrë që dhe ata mund të kenë një dritare për të shfaqur këto lloj bukuri që kanë edhe jashtë vendit”, tha Perna.

Një pjesë e materialeve të platformës virtuale janë marrë nga arkivat e “Olympia”-s , “Epirus Mnimon”, nga biblioteka e Konicës në Greqi si dhe dokumenta e botime të vjetra të universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Platforma është ndërtuar e tillë që në të ardhmen të realizojë edhe regjistrime audio të trashëgimisë së këngës e polifonisë si dhe dokumentim virtual të etnografisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA