Tensionet në veri/ BE-ja dërgon në Kosovë zyrtarin për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Charles Fries

30/05/2023 10:35

Pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, BE-ja ka dërguar në Kosovë Zëvendës Sekretarin Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Charles Fries.

Për vizitën e tij ka lajmëruar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili edhe e ka pritur atë.

“Kënaqësi mirëpres Zëvendës Sekretarin Gjeneral Charles Fries për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën europiane të sigurisë së Kosovës”.

Shefi i BE-së tha se zyrtar europian për siguri do të takohet edhe me krerët institucionalë të Kosovës.

“Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe drejtues të shoqërisë civile të Kosovës”.

Përmes një postimi në Twitter, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dje u kërkoi autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën”.

Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA