Novak Djokoviç, pas triumfit ndaj Aleksandar Kovaçeviçit në raundin e parë të Grand Slemit të Francës Roland Garros, shkroi në kamera që më pas u shfaq në të gjithë arenën ku po luhej ndeshja mesazhin politik: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën” dhe kështu ka shkaktuar reagime të furishme.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave ndërkombëtare për këtë mesazh i cili në çdo sport ku sportistët serb e kanë shfaqur mesazhin që lidhet me Kosovën si pjesë e Serbisë kanë marrë dënime nga federatat ndërkombëtare dhe në këtë rast pritej një reagim i organizatorëve të një prej 4 slemeve më të mëdha në botë, e megjithatë duket se reagimi i tyre ka qenë, pak të thuhet indiferent.

Nuk ka asnjë rregull zyrtar se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të thotë një tenist. Federata Franceze e Tenisit nuk do të përfshihet më në këtë çështje dhe as nuk do të fillojë procedura të mëtejshme ,” thanë organizatorët e turneut në Paris.

Kujtojmë se Novak në konferencën për shtyp pas ndeshjes tha se nuk pendohet për gjestin e tij dhe se do të bënte sërish të njëjtën gjë.

“Unë nuk jam politikan dhe nuk kam ndërmend të futem në çështje politike, më dhemb si serb kur shoh se çfarë po ndodh në Kosovë, si dëbohen njerëzit tanë. Ndjehem përgjegjës si personazh publik, si djali i lindur në Kosove kam një përgjegjësi shtesë. Jo e di se çfarë ka te ardhme për Serbinë dhe Kosovën por më e rëndësishme është të tregohet harmoni.Kishte shumë vërejtje nga gazetaret ndërkombëtare, nuk kam frikë ta bëj përsëri, ndoshta do të më ndëshkojnë”.

Ndërkohë, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në lidhje me mesazhin provokues dhe politik të tenistit serb, Novak Gjokoviç. KOK ka kërkuar sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC), që të marrë masa ndaj Gjokoviçit për mesazhet e vazhduara politike në dëm të një vendi të pavarur dhe anëtar i IOC-ut, siç është Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA