Turqia zhvilloi të dielën raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, nga ku doli fitues Rexhep Tajip Erdogan me mbi 52% të votave, përballë rivalit të tij Kilicdaroglu, që siguroi 48%.
Megjithatë, teksa Ankaraja votonte, në një nga qendrat e votimit në një shkollë lokale në kryeqytet është regjistruar një propozim i pazakontë.
Mehmet Emin Ozbej i propozoi Gizem Esin, duke i treguar një fletë votimi të improvizuar me një foto të tyre së bashku, ndërsa e pyeste nëse ajo do të pranonte të martohej me të. Vajza dukshëm e habitur, por edhe e gëzuar pa masë, i ka vënë “fletës së votimit” një vulë me shenjën “po” në foton e tyre dhe më pas e ka futur në “kutinë e votimit”.
Pas kësaj, Ozbej u gjunjëzua dhe i dhuroi vajzës një unazë fejese, e cila u shoqërua me duartrokitje dhe urime për lumturi në jetën e ardhshme. Në një prononcim për gazetarët, vajza u shpreh e habitur sepse nuk e priste një propozim të tillë.
Top Channel