Vettingu në Policinë e Shtetit pas një periudhe të gjatë pause ka djegur një drejtues të lartë policie.
Më datën 24 maj trupa vlerësuese e kryesuar nga Suela Baluku ka vendosur shkarkimin nga detyra të drejtorit të policisë Lezhë, Vehbi Bushati pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar formularët për deklarim pasurie, pastërti figure dhe aftësitë profesionale.
Ky vendim i shpallur më 24 maj do i komunikohet Drejtorisë së Përgjithshme të policisë brenda 15 ditëve. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Top Channel u interesua pranë Policisë së Shtetit ku mësoi se drejtori i policisë së Lezhës kishte dorëzuar pranë komisionit të vettingut dosjen qëkur ky proces nisi në vitin 2018. Por për vlerësimin klimtar dhe periodik të punonjësve të policisë doli një udhëzim i ri ku procesi do të kryej nga agjencia e mbikqyrjes policore e për rrjedhojë dosja duhej ridërguar çka drejtori i Lezhës nuk e kreu pavarësish njoftimeve zyrtare të dërguara nga komisioni.
Top Channel