Shiti teknologjinë false të testimit të gjakut, fillon dënimin me burg themeluesja e Theranos, Elizabeth Holmes

30/05/2023 21:57

Themeluesja e turpëruar e Theranos, Elizabeth Holmes ka filluar dënimin e saj me burg në Teksas. 39-vjeçarja do të kalojë 11 vitet e ardhshme pas hekurave, pasi u deklarua fajtore për mbikëqyrjen e një mashtrimi famëkeq të testimit të gjakut.

Sipas Byrosë Federale të Burgjeve, ajo hyri të martën në kampin federal të burgjeve të grave në Bryan, Teksas. Kampi i burgut është një strukturë minimale e sigurisë që strehon rreth 650 gra, të konsideruara si rreziku më i ulët i sigurisë.

Kampet e burgjeve shpesh kanë staf minimal dhe shumë nga njerëzit e burgosur atje punojnë punë në burg. Vitin e kaluar, një juri e dënoi Holmes për katër akuza për mashtrim dhe komplot. Ajo u dënua me burg në nëntor.

Holmes, kishte qenë në liri me kusht, duke jetuar në zonën e San Diegos. Ajo u vu nën hetim në vitin 2017 për falimentimin e Theranos, një startup që ajo themeloi pasi u largua nga Universiteti Stanford kur ishte vetëm 19 vjeç. E reja u bë sensacioni i Silicon Valley kur i premtoi se Theranos se do të revolucionarizonte kujdesin shëndetësor, falë një teknologjie që mund të skanonte shpejt sëmundjet dhe problemet e tjera me disa pika gjaku të marra me një shpim gishti.

Forbes e quajti Holmes-in miliarderen femër më të re në botë në vitin 2014, kur ajo ishte 30 vjeçe dhe aksionet e saj në Theranos kapnin vlerën e 4.5 miliardë dollarëve. Theranos mblodhi gati 1 miliard dollarë nga investitorët, por gjithçka shpërtheu pasi Wall Street Journal publikoi një seri artikujsh që ekspozonin defekte serioze në teknologjinë e Theranos.

Ndërsa po ndërtonte Theranos, Holmes u afrua më shumë me Rameshin, ‘Sunny’ Balwani, i cili do të bëhej partneri i saj romantik, si dhe një investitor dhe koleg ekzekutiv në kompaninë Palo Alto, Kaliforni. Holmes dhe Balwani, të cilët bashkëjetonin fshehurazi ndërsa drejtonin Theranos, u ndanë pas zbulimeve të Journal dhe falimentimit të kompanisë.

Në vitin 2018, Departamenti Amerikan i Drejtësisë i akuzoi të dy për një sërë krimesh që synonin t’i jepnin fund praktikës së Silicon Valley për mbishitjen e aftësive të një teknologjie ende në zhvillim, një teknikë që u bë e njohur si “shtiru derisa t’ia dalësh”/ “fake it ’til you make it”.

Holmes pranoi se kishte bërë gabime në Theranos, por me vendosmëri mohoi të kishte kryer krime gjatë 7 ditëve të dëshmisë në qëndrimin e dëshmitarit gjatë gjyqit të saj. Ndërsa fillon dënimin e saj, Holmes la pas dy fëmijë të vegjël – një djalë të lindur në korrik 2021 disa javë para fillimit të gjyqit të saj dhe një vajzë tre muajshe e cila u ngjiz pasi juria e dënoi atë për tre akuza për mashtrim nga investitorët dhe një akuzë e komplotit në janarin e kaluar.

Holmes u takua me babanë e fëmijëve, William ‘Billy’ Evans, në vitin 2017 në të njëjtën kohë kur ajo ishte nën hetim për rrëzimin e Theranos.

Holmes në gjykatën federale në San Jose, Kaliforni tetorin e kaluar. Foto: AP

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA