Situata në veri të Kosovës duket se është më e qetë se ditën e djeshme, pavarësisht se nuk përjashtohet mundësia që në çdo moment mund të ketë trazira. 

Siç duket në videon e mësipërme, rruga për në komunën e Zveçanit duket se nuk ka shumë lëvizje, ndërsa anash rrugësh, herë pas here duket se ka prani të automjeteve të KFOR dhe Policisë së Kosovës.

Serbët kanë nisur protestat në veri të Kosovës që në mëngjes, duke kundërshtuar kështu prezencën e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale, si dhe tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA