Ish-ylli i Manchester United, David Beckham ka zbuluar arsyen se përse e puth vajzën e tij në buzë, pas një vale kritikash në rrjete sociale.
Fansat e ‘kryqëzuan’ pasi shpërndau një foto ku shihet duke puthur vajzën e tij 11-vjeçare, Harper.
Ai beson fuqishëm se ky gjest është një mënyrë e pafajshme për të shprehur dashurinë për fëmijën.
“Unë jam shumë i dashur me fëmijët. Kështu jam rritur unë dhe Victoria, dhe kështu jemi me fëmijët tanë. Ne duam t’u tregojmë fëmijëve tanë dashurinë dhe ju e dini, ne jemi shumë të dashur me ta”, tha Beckham.
Ai shtoi se këtë gjest ai e bën me të gjithë fëmijët.
“Më kritikuan për puthjen e vajzës sime në buzë. I puth të gjithë fëmijët e mi në buzë. Brooklyn, ndoshta jo. Brooklyn është 18 vjeç, atij mund t’i duket pak e çuditshme”, tha Beckham.
Beckham u bë baba në moshën 23 vjeç dhe pavarësisht karrierës së tij të suksesshme dhe orarit të tejzgjatur në punë, ai vazhdimisht i jep përparësi familjes së tij dhe siguron që të gjejë kohë për ta.
Top Channel