Planet për prishjen e një xhamie në një qytet me shumicë myslimane të provincës së Yunanit në Kinë u kthyen në shkëndijën e një proteste që degjeneroi në përplasje të dhunshme mes tubuesve dhe policisë.
Videot e publikuara në rrjetet sociale treguan turma njerëzish të mbledhur përpara jashtë xhamisë Najiaying, të ndërtuar në shekullin e 13-të ne Nagu. Përplasjet nisën në momentin kur autoritetet tentuan shembjes e kubesë dhe minareve të saj.
Yunnan, një provincë me larmi etnike në Kinën jugore, ka një popullsi të konsiderueshme myslimane. Zyrtarisht, Kina është shtet laik por qeveria thotë se lejon lirinë fetare. Pavarësisht kësaj megjithatë vëzhguesit thonë se ka pasur një presion në rritje ndaj organizimeve fetare gjatë viteve të fundit.
Në Nagu, Xhamia Najiaying kishte qenë një pikë referimi kyçe dhe gjatë viteve të fundit ishte zgjeruar me një çati të re me kupolë, si dhe një numër minaresh. Sidoqoftë, një vendim i një gjykate i vitit 2020 konstatoi se këto zgjerime ishin të paligjshme dhe urdhëroi që ato të hiqen.
Përpjekjet e policisë për ta zbatuar këtë urdhër duket se i kanë nxitur indinjatën popullore. Protestat në Kinë janë relativisht të rralla, por ato janë zhvilluar më shumë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 pasi kufizimet e shumta në lëvizje shkaktuan nje shperthim të zemërimit publik.
Top Channel