Mes të qarave dhe të bërtiturave, policët prangosin dhe i vendosin një kapuç në kokë 90-vjeçares me demencë

30/05/2023 11:52

Një të moshuare 90 vjeç e sëmurë nga demenca, iu vu një kapuç një kokë nga policët, pas denoncimit që kishte bërë kujdestarja e saj.

Gruaja e moshuar u lidh në një barelë me kapuçin që i mbulonte fytyrën e saj, përpara se të transportohej nga shtëpia në Peckham, Londra e Jugut, në spital.

Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë ka nisur një hetim për incidentin tronditës, ku fqinjët u alarmuan nga të qarat dhe ulërimat e gruas së shqetësuar.

Një oficer është pezulluar dhe pesë të tjerëve i është kufizuar puna, duke mos qënë në kontakt me publikun. Një konfrontim dyshohet se ka bërë që e moshuara të ketë të prera dhe mavijosje në trup dhe kjo gjë po hetohet nga policia.

Një fqinj i tha The Sun: Unë e dëgjova atë duke qarë dhe duke bërtitur. Hodha sytë tek dritarja dhe pashë se e kishin lidhur në barelë, ishte e tmerrshme. Ishin dy makina policie dhe një fugon. Mendoj se aq shumë njerëz sa ishin, mund ta menaxhonin atë edhe pa e lidhur.

Një burim i paidentifikuar tregoi se gruaja kishte jetuar në banesë për shumë vite dhe shëndeti i saj mendor ishte përkeqësuar gjatë dekadës së fundit.

Një zëdhënës i IOPC tha: Ne konfirmojmë se po hetojmë forcën e përdorur nga oficerët e Shërbimit Policor Metropolitane (MPS) pasi ata arrestuan një grua 91-vjeçare në Peckham në fillim të këtij muaji.

Më 9 maj, oficerët shkuan në një adresë në SE15 pas një shqetësimi të raportuar. Ne e dimë se një grua ishte e prangosur dhe i ishte vendosur një kapuç.

Ne kemi marrë gjithashtu një ankesë publike në lidhje me nivelin e forcës që është përdorur dhe lëndimet që pretendohet se ka pësuar gruaja, duke përfshirë prerje dhe mavijosje në kyçet e duarve dhe njërin krah. Kemi qenë në kontakt me familjen e të moshuarës për këtë incident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA