Klubi i Juventusit është dënuar me një gjobë prej 718.000 eurosh në lidhje me manovrat mbi pagesat e lojtarëve.
Ky vendim vjen si pasojë e një marrëveshje mes Prokurorisë Federale dhe klubit bardhezi që pranoi fajin dhe përfitoi një dënim më të zbutur.
Për klubin torinez i rëndësishëm është fakti që nuk u penalizuan me pikë duke qenë se në këtë sezon morën një penalitet me 10 pikë për shkak të çështjes së plusvalencave. Sakaq, penalitete në gjoba ka pasur edhe për disa nga drejtuesit e së të kalurës ndërsa diferencë bën ish-presidenti Andrea Agnelli i cili ka vendosur ta vazhdojë këtë proçes i ndarë nga klubi.
Partizani feston titullin e 17-të në histori, Vllaznia shkon në Europë. Bie Bylisi, shpresë për Erzenin!
Tashmë, Juventus ka vetëm një front të hapur dhe është ai me UEFA-n që gjithashtu kërcënin bardhezinjtë me mospjesëmarrje në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm, Europa League apo Conference League duke qenë se bardhezinjtë janë jashtë garës për një biletë në Champions League.
Top Channel