Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së paralajmëron për një aksident të mundshëm në uzinën e Zaporizhzhia

30/05/2023 23:00

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së, Rafael Grossi, i ka bërë thirrje Kievit dhe Moskës që të ndërmarrin hapa për të mbrojtur termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot në Nju Jork, zoti Grossi përsëriti se “ne po hedhim një zar” me çdo ndërprerje të energjisë në termocentral, gjë që e lë atë të varur nga gjeneratorët e emergjencës për të parandaluar një fatkeqësi.

“Tashmë ka pasur shtatë ndërprerje që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, dhe nëse ato vazhdojnë një ditë fati ynë do të mbarojë”, tha mbikëqyrësi.

Objekti, i cili ndodhet në buzë të vijës së frontit në Ukrainë, është nën kontrollin rus dhe i rrezikuar nga luftimet, duke shkaktuar frikën e një aksidenti katastrofik bërthamor.

Grossi u bëri thirrje të dyja vendeve që të respektojnë pesë parime thelbësore, ndërsa ai punon për të siguruar një marrëveshje për mbrojtjen e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA