Kryeministri: Të ndalojmë gangsterët që i japin cigare elektrike varësie fëmijëve tanë (fotot)

30/05/2023 16:07

Kryeministri britanik Rishi Sunak foli sot ‘si prind’ në lidhje me përhapjen e tymosjes së cigareve elektrike te të rinjtë, duke thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa mbrojtja e fëmijëve nga lëndimet.

Kjo sipas tij përfshin eliminimin e kërcënimeve për shëndetin e tyre pas zbulimeve të vrazhda se tymosja e cigareve elektrike te të miturit është dyfishuar dy vitet e fundit.

“Prandaj duhet të bëjmë të jashtëligjshme tymosjen e këtyre aparateve për të miturit nën 18 vjeç, por duhet të jem i qartë se nuk do të ndalojmë me kaq. Vajzat e mia janë 10 e 12 vjeç dhe unë nuk dua që marketingu e promovimi i cigareve elektronike të bëhet tërheqëse për to”, tha sot Sunak pë të përditshmen vendase The Sun.

Ai shtonte më tej: “Prandaj po nis një fushatë të re eliminimi të këtyre artikujve për të mbrojtur fëmijët nga kompani të dyshimta apo tregtarë mashtrues online që po vendosin cigaret elektronike në duart e fëmijëve.”

“Kjo do të përfshijë një fond qeveritar 3 milionë paundë për ashpërsimin e rregullave ndaj cigareve elektrike dhe gjithashtu kundër shitjes së tyre te persona nën moshë”.

Sunak u zotua më tej se do të ketë kontrolle në shitjet në tregje dhe në dyqane me çmime të ulura, në tregimet online me qëllim eliminimin e produkteve ilegale të tymosjes elektrike që krijojne varësi të rëndë te të rinjtë.

Ai shtonte se disa prej tyre reklamoheshin si ‘pa nikotinë’ kur u zbulua se përmbanin nikotinë dhe substanca ë tjera të dëmshme.

“Do të punojmë me policinë e shkollat për të përfshirë rregullat në kurrikulumin mësimor  për të mbajtur këto produkte larg shkollave”, shtoi Sunak.

FOTO GALERI
2/3
Kjo sipas tij përfshin eliminimin e kërcënimeve për shëndetin e tyre pas zbulimeve të vrazhda se tymosja e cigareve elektrike te të miturit është dyfishuar dy vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA