Kolumbia vijon kërkimin e 4 fëmijëve indigjenë të humbur në Amazonë pas aksidentit (fotot)

30/05/2023 19:36

Forcat e armatosura dhe vullnetarë nga grupe të ndryshme vendase indigjene vijojnë kërkimet e dëshpëruara në Kolumbi për katër fëmijë të popullit indigjen Huitoto që besohet se mund t’i kenë mbijetuar një aksidenti ajror ku u vranë tre të rritur.

Zhvillimi vjen teksa pas rrëzimit të avionit të vogël në Amazonë ne fillim te muajit, vendi u përfshi nga lajme kontradiktore teksa fillimisht u raportua se fëmijët ishin gjetur të gjallë, dhe më pas erdhi përgënjeshtrimi dhe rinisja e kërkimeve.

Avioni i vogël i tipit Cessna 206 – po transportonte shtatë njerëz nga Araracuara, në Amazonë drejt San Jose del Guaviare, në provincën juglindore Guaviare, kur dha një sinjal emergjence dhe u zhduk nga radarët.

Fëmijët janë tashmë të humbur prej dhe një muaji por zyrtarët thonë se kanë gjetur objekte aktiviteti e mbijetese dhe besojnë se fëmijët me moshë 13, 9, 4 vjeç dhe një bebe 1 vjecare, mund të jenë gjallë.

Duke gjurmuar me qen dhe rreth 200 njerëz, ushtarët dhe vullnetarët kanë gjetur streha të improvizuara dhe fruta të konsumuara në pyll, duke bërë të mendojnë se janë ende gjallë.

“Ne besojmë se fëmijët janë ende gjallë bazuar në prova. Nëse do të kishin vdekur do të ishte më e thjeshtë por t’i gjetur pasi do të na çonin kafshët aty”, tha gjenerali Pedro Sánchez për mediat.

 

FOTO GALERI
3/3
Avioni i vogël i tipit Cessna 206 – po transportonte shtatë njerëz nga Araracuara, në Amazonë drejt San Jose del Guaviare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA