Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona
Policia Orikum ka ndihmuar dy turistë anglezë pasi kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në fshatin Dukat.
Gjatë eksplorimit të zonës, turistët kishin mbetur të izoluar dhe e kishin të pamundur të ktheheshin.
Si rezultat i kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat.
Policia bën të ditur se turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falenderuar shërbimet e policisë për mbështetjen dhe ndihmën e tyre.
DVP Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe për t’ju ofruar qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve një shërbim sa më cilësor, thotë njoftimi i policisë.
Top Channel