KAS i lë afat “Bashkë Fitojmë” deri të hënën për bashkinë Belsh: Këqyrni pamjet dhe sillni prova

30/05/2023 18:59

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i ka lënë afat koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Belsh deri të hënën që të këqyrë materialet filmike dhe të paraqesë si prova fletët e votimit me pamje.

KAS: Të sjellë provat fizike pastaj do marrim vendim nëse do të hapen kutitë apo jo.

Opozita ka dorëzuar ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit në bashkitë Kamëz, Belsh dhe Kuçovë.

“Bashkë Fitojmë” kërkon për bashkinë e Belshit, rinumërim të votave në të gjitha qendrat e votimit për këtë bashki, si dhe shpalljen e pavlefshme të procesit të votimit në burgun ‘Kosovë’.

Në pikën e fundit të kësaj kërkese ankimore, kërkohet që të shpallet fitues Bedri Qypi, kandidati i koalicionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA