I mbetur zyrtarisht jashtë zonës Champions të renditjes, Juventusi pret të marrë një tjetër dënim nga Gjykata Federale, këtë herë për manovrat me pagat.

Bardhezinjve u janë hequr 10 pikë nga renditja, pasi u dënuan për plusvalenca fiktive, me qëllim manipulimin e bilancit, teksa mediat italiane paralajmërojnë një tjetër pezullim këtë të martë.

Klubi i Juventusit duket se ka pranuar fajin dhe ka arritur një marrëveshje me Prokurorinë Federale për një tjetër dënim me heqje pikësh, këtë herë 3 deri në 5, si dhe gjobë.

Në këtë mënyrë bardhezinjtë duket se do të qëndrojnë jashtë Europës këtë sezon, me qëllim përqendrimin te kampionati dhe rikthimin sa më shpejt në nivele konkurruese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA