As 24 orë nuk kaluan nga betimi i 300 deputetëve të parlamentit grek që dolën nga zgjedhjet e 21 majit dhe me urdhrin presidencial që u afishua mesditën e së hënës në hyrjen e tij, organi ligjvënës i vendit u shpërnda.

Kjo pasi asnjë parti nuk mundi të sigurojë shumicën parlamentare dhe as të krijonte koalicion dhe si rezultat prej mëngjesit të së martës, vendi rihyn në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e reja të 25 qershorit.

Me besimin se do të jenë ata në timonin e qeverisë ,konservatorët po kujdesen që të mbajnë rezultatin e zgjedhjeve të javës së kaluar ku përqendruan 40.79%. të votave, një triumf i vërtetë duke lënë pas me gati 20 pikë partinë më të madhe opozitare Syriza.

Për herë të parë në periudhën pas rivendosjes së demokracisë, një parti rrit përqindjen e saj dhe numrin absolut të votave, pas katër vitesh në qeverisje. Por kjo fitore e madhe, sot nuk thotë asgjë. Nuk thotë asgjë dhe mbaheni mend këtë që ju them. Kur të hapen kutitë e votimit më 25 qershor, do të jenë sërish bosh.“-shprehet Kyriakos Mitsotakis, lideri i Demokracia e Re.

 Lideri Syrizës Aleksis Tsipras , pas një autokritike të thellë për shkaqet e humbjes, ka filluar me intensitet ndryshimin e strategjisë për zgjedhjet e ardhshme dhe me një grup të ri anëtarësh dhe deputetësh të partisë së tij do përpiqen të promovojnë shumë më mirë programin e kësaj force politike.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë , për këtë vështirësi të madhe. Në të njëjtën kohë, megjithatë, jemi plotësisht të vetëdijshëm se ajo që shumica e popullit grek kërkon janë përgjigjet për problemet e tyre, drejtësia, zbutja e pabarazive.“-tha Aleksis Tsipras.

Në luftë për të rifituar të paktën vendin e dytë, janë edhe socialistët e Pasok-ut. Komunistët dhe partia Zgjidhja Greke do përpiqen të rruajnë përqindjet që kanë,ndërsa tre parti të vogla, dy të majta dhe një e djathtë, përpiqen të sigurojnë 3% të votave , për të hyrë në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA