Greqi/ Goditet nga rrufeja duke notuar në det, turisti humb jetën

30/05/2023 09:32

Një turist britanik ka vdekur pasi u godit nga rrufeja teksa ndodhej në një dërrasë sërfi në det, në një resort pushimi në Greqi.

26-vjeçari ndodhej në brigjet e Agia Agathi në ishullin Rodos pasditen e djeshme kur moti ndryshoi, tha një media lokale. Thuhet se e dashura e tij po filmonte nga plazhi, teksa shumë turistë dhe rojet bregdetare i thërrisnin të dilte nga uji.

Disa burime greke thonë se ai ishte në det me një dërrasë sërfi, ndërsa disa të tjera pretendojnë se ai ishte duke notuar. Sipas gazetës Rodiaki, rrufeja e goditi burrin rreth orës 13:30 dhe shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje. Ndihma e shpejtë i dha ndihmën e parë 26-vjeçarit, por ai ndërroi jetë.

Një vendas që hyri për të nxjerrë britanikun nga uji u shpreh: Sapo iu afrova, pashë se ai ishte me fytyrën poshtë në ujë dhe fytyra e tij ishte e mavijosur. Po përpiqesha ta nxirrja sa më shpejt në tokë sepse kisha frikë se mos më ndodhte dhe mua e njëjta gjë sepse po binte shi, por nuk u ndala.

Gazeta Rodiaki raportoi se autoriteti po përgatitej të kryente një hetim të plotë mbi incidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA