Galatasaray është kampion i Turqisë (zbret nga froni Trabzonsporin) për herë të 23-të në histori. Klubi nga Stamboll rikthehet në majë pas katër vitesh, teksa për herë të fundit kishte triumfuar në Superligën e Turqisë në vitin 2019.
Lajm i keq për Fenerbahcen që nuk e fiton titullin që nga viti 2014. Fenerbahçe ëndërronte të ngrinte lart trofenë, por duhej që Galatasaray të mos fitonte në fushën e Angaragucusë (në fakt, triumfoi 1-4) dhe titulli të vendosej në derbin e madh të Stambollit, por kjo nuk ndodhi.
Milot Rashica, i cili u aktivizua titullar, la shenjë te Gallata me asistin për Icardin në rastin e golit të parë.
Me këto rezultate, Galatasaray ka 82 pikë dhe Fenerbahçe 77, e ndjekur nga Besiktas me 74.
Duhet theksuar se Fenerbahçe, që drejtohet nga portugezi Jorge Jesus mund ta fitojë një trofe, pasi është në finalen e Kupës së Turqisë (përballet me Basaksehirin më 11 qershor).
Ndërkohë, Istanbulspori i shqiptarëve Rroca, Guri, Topallaj, Veliu e Loshaj humbi 0-2 përballë Adana Demirsporit, kështu që mbijetesën duhet ta sigurojë në ndeshjen e fundit përballë Umraniyesporit (Giresunsopori i vendit të 16-të ka një pikë më pak).
Top Channel