Britania e Madhe pro anëtarësimit të Suedisë në NATO: Do të na bëjë më të sigurt!

30/05/2023 18:18

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly thotë se anëtarësimi i Suedisë në NATO “do të na bëjë të gjithëve më të sigurt dhe më të fortë”.

Gjatë një fjalimi në Estoni së bashku me homologun e tij në vend, Margus Tsahkna, Cleverly tha se dyshja ranë dakord se ata duhet të “forcojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të sigurojnë që NATO të përshtatet me një mjedis sigurie gjithnjë e më të kontestuar dhe të paqëndrueshëm”. 

Të dy ministrat e shohin si të rëndësishme që Suedia t’u bashkohet atyre “në tryezën në Vilnius… si një anëtare me të drejta të plota”, tha ai.

Vlen të theksohet se, Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n së bashku me Finlandën vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ndërsa Finlanda u bë anëtare në prill, oferta e Suedisë është vonuar nga kundërshtimet prej Turqisë dhe Hungarisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA