Pas rritjes së ndjeshme të viteve të fundit, ka pësuar rënie në tre muajit e parë të këtij viti numri i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit të miratuar për ndërtesa të reja.

Referuar INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415.842 m 2 , nga 1.031.088 m 2 miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 59,7 %.

Në Tiranë, sipërfaqja e lejeve të dhëna për tre muaj është rreth 200 mijë metra katror, me një rënie prej 75% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u dhanë leje për 800 mijë metra katror.

Në tremujorin e parë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21 miliardë lekë, nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 46,3 %.

Ndërkohë, sipas INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2023 janë miratuar gjithsej 429 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 397 leje të miratuara në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një rritje prej 8,1 %.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA