Karim Benzema mund të jetë ylli i radhës që udhëton drejt Arabisë Saudite. Francezi është pjesë e Real Madrid prej 14-vitesh dhe tashmë në moshën 35-vjeçare mund të eksperimentojë një aventurë të re, aq më tepër kur bëhet fjalë për shumë para.
Është e përditshmja spanjolle AS, e cila flet se në adresë të Benzema ka mbërritur një ofertë prej 400 milionë euro për dy vite nga Arabia ndërsa nuk zbulohet klubi që pretendon shërbimet e sulmuesit të Los Blancos. Nëse kjo ofertë do të pranohej nga Benzema atëherë kjo shumë parash do të barazonte pagën e Cristiano Ronaldos, i cili përfiton 200 milionë në sezon nga Al-Nassr.
Oferta për Benzema në fakt nuk është e rastësishme pasi Arabia Saudite kërkon ta shndërrojë francezin në një ambasador për Kupën e Botës të vitit 2030. Aktualisht, Arabia Saudite është në garë për të fituar organizimin e Kupës së Botës së bashku me Turqinë dhe Greqinë ndërsa nënshkrimi i Cristiano Ronaldos ishte vetëm hapi i parë drejt rrugës për të fituar të drejtën e organizimit.
Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Benzema do ta marrë në konsideratë këtë ofertë bujare nga Arabia dhe do të përshëndetet me Realin pas 14-vitesh bashkëpunim.
Top Channel