E konsideruar surpriza e këtyre zgjedhjeve, Partia Social Demokrate arriti të korrte fitore masive në zgjedhjet e 14 Majit, duke marrë rreth 85 mijë vota dhe gati 120 mandate këshillash bashkiak.
Megjithatë për kryetarin e PSD-së, Tom Doshi, rezultati ishte i kënaqshëm, madje edhe i pritshëm, falë një pune graduale që ka rritur partinë ndër vite.
“Rezultati nuk është surprizë, partia është rritur gradualisht. Kur kam kandiduar për herë të parë me Partinë Social Demokrate në qarkun e Shkodrës në 2017-ën kam qenë deputeti më i votuar me 13400 vota, duke i pasur të gjitha partitë kundër.
Ne në atë kohë nuk kishim as komisionerë. Vetëm vëzhgues.
Në 2019-ën, morrëm pjesë në zgjedhjet që PD-ja nuk mori pjesë, por vendosi t’i braktiste zgjedhjet lokale. Mandatet që ne morëm s’kishin nonjë vlerë, pasi ishte mazhoranca ajo që i kishte të gjitha bashkitë, PS-ja.
Në 2021-shin unë u bëra kryetar partie, edhe kemi bërë fushatë. Unë jam përqëndruar në dy qarqe, Shkodër dhe në Tiranë.
Në Shkodër mora dy mandate, në Tiranë një. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me njerëzit, kemi pasur kontakte dhe në këto zgjedhje kemi marrë një rezultat që duhet me thënë, i kënaqshëm, jo surprizë”- tha Doshi.
Top Channel