
23/02 22:38
Trajneri që e shpalli kampion pas 33-vitesh Napolin, Luciano Spalleti, sezonin tjetër nuk do të jetë më në krye të skuadrës.
Edhe pse mund të duket e çuditshme, tekniku së fundmi zbulon se preferon të bëjë një vit pushim për të rikuperuar energjitë. 64-vjeçari shprehet se ndjehet i lodhur dhe se nuk do të trajnojë Napolin apo ndonjë skuadër tjetër.
“Ndonjëherë edhe pse dashuria është e madhe, të duhet të largohesh. Për momentin nuk jam në gjendje t’i jap Napolit të gjithë energjinë që meriton, kam nevojë për pak pushim.
Ndjehem i lodhur dhe kam nevojë për t’u shkëputur pak kohë. Ndoshta një vit. Nuk kam për të trajnuar Napolin dhe asnjë skuadër tjetër”, u shpreh së fundmi Spalletti.
Top Channel