Refuzoi Atleticon dhe Dortmundin për Milanin, detajet e akordit me “xholin” ofensiv

29/05/2023 11:57

Përforcimi i parë i Milanit do të vijë nga Bundesliga. Bëhet fjalë për Daichi Kamada, i cili pas katër sezoneve tek Eintracht Frankfurt është gati të hedhë hapin e madh në karrierë.

Japonezi del lojtar i lirë në verë dhe e ardhmja e tij lidhet me kuqezinjtë e Stefano Piolit. Kamada po priste kualifikimin zyrtar të “Djallit” në Champions League.

Gazetari gjerman i Sport1, Patrick Berger e cilëson të kryer kalimin e 26-vjeçarit te Milani. Kamada, i cili ka refuzuar Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, do të firmosë kontratë 5-vjeçare me klubin italian. Me 3 milionë euro neto pagë sezonale.

Një “xhol” ofensiv për Piolin, pasi lojtari aziatik luan si mesfushor i avancuar, por bën mirë edhe rolin e sulmuesit të dytë. Ndërkohë që mund të aktivizohet edhe si qendërmesfushor kur e nevojshme.

Kamada numëron 28 ndeshje dhe 6 gola me kombëtaren e Japonise. Gjatë këtij sezoni me Eintrachtin, ai gjeti 16 herë rrugën e rrjetës, teksa dhuroi shtatë asiste për shokët e skuadrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA